Pas një rënie disa ditëshe të numrit të të prekurve nga KOVID 19, në 24 orët e fundit sërish kemi një ngritje të numrit, pasiqë janë regjistruar 11 raste të reja, nga të cilët 4 në Kumanovë, kurse 7 në Komunën e Likovës. Tani numri i përgjithshëm i të infektuarvenë rajonin e Kumanovës ka arritur në 353, nga të cilët në Komunën e Likovës 31.
“Gjendja në përgjithwsi është e mirw dhe stabile, deri më tani kemi 11 pacient pozitiv me COVID-19, edhe atë 7 janë nga komuna e Likovës kurse 4 nga komuna e Kumanovës, të nfekturit në Kumanovë janë si pasoj e kontaktit me të infektur të mëparshëm, kështuqë deri më tani situatën e kemi nën kontrollë dhe se dal ngadal do të arrijmë ta stabilizojmë gjendjen. Deri në këto moment kemi kryer 50 teste, ekipet mobile janë në teren dhe se numri i të testuarve deri në fund të ditës do të rritet”, shtoi mes tjerash Arif Latifi.
Ka vazhduar dezinfektimi i institucioneve, banesave kolektive dhe i të gjitha rrugëve si në Kumanovë e rrethinë po ashtu edhe nëpër vendbanimet e Komunës së Likovës. Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim ka siguruar një sasi të caktuar të maskave mbrojtëse, të cilat falas do t’u ndahen qytetarëve, në përputhje me masën e mbajtjes së domosdoshme të të njejtave nga ana e qytetarëve. Maskat kryesisht po ndahen në punkte të caktuara para bankave dhe institucioneve të tjera.
Shtabi gjithashtu ka obliguar institucionet lokale që veturat e veta ti vejë në dispozicion të shtabit për kryerjen e aktiviteteve të domosdoshme. Nga shtabi i krizës gjithashtu u apelojnë qytetarëve, që për nevoja të domosdoshme për furnizim me ushqim apo barna të vetëm nga një anëtar i familjes, me qëllim të parandalimit të zgjerimit të mëtejm të Virusit Korona. Edhe Shtabi Komunal për mbrojtje në Komunën e Likovës u bëjnë apel banorëve të kësaj komune që të mbajnë distancën sociale prej dy metrash si dhe pa ndonjë nevojë të theksuar të mos lëvizin në drejtim të Kumanovës dhe Shkupit.