Numri i pacientëve me koronavirus në terapi intensive në Belgjikë ka rënë nën 1,000 për herë të parë që nga fundi i muajit të kaluar.
Sipas buletinit të fundit epidemiologjik nga instituti shëndetësor Sciensano i Belgjikës, 993 pacientë ishin në shtretër të terapisë intensive me komplikacione shëndetësore të lidhura me Covid-19, një rënie prej 27 pacientës nga një ditë më parë. Nga 30 Marsi kjo është hera e parë që në Belgjikë ka më pak se 1 mijë të shtruar në terapi intensive.
Në total, 4,527 pacientë janë shturar në spital prej COVID-19, 238 më pak se të mërkurën.
Instituti raportoi 908 raste të reja të konfirmuara me koronavirus në 24 orët e fundit, 347 prej të cilave në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit. Numri i të vdekurve u rrit me 230, 93 prej të cilëve ishin në spital dhe 134 në shtëpi kujdesi.
Aktualisht, Belgjika ka regjistruar 42.,797 raste me koronavirus.