Shifrat në Britani, regjistrohet sërish rënie e numri të viktimave

Numri i rasteve të reja me koronavirus në Mbretërinë e Bashkuara ka pësuar një rritje të lehtë për të tretën ditë radhazi por humbja e jetëve vijon të jetë në ulje.

Marketing

Sipas të dhënave të raportuara nga Departamenti i Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të fundit janë regjsitruar 4,583 raste të reja, rreth 130 më shumë se një ditë më parë.

Numri i viktimave u rrit me 638, duke e çuar totalin në 18,738.

Pavarësisht numrit në rritje të rasteve me COVID-19, trendi i përgjithshëm në Britani është në rënie pasi këto shifra janë shumë më të ulëta nga ato të dy javëve më parë kur rastet e reja ishin pothuajse sa dyfishi i bilacin të fundit.