Palmer: SHBA është bashkë me partnerët dhe aleatët e saj në luftën me Kovid-19

Kriza me virusin Kovid-19 është çështje transkufitare dhe prioritet për secilën qeveri të planetit. SHBA-ja punon aktivisht së bashku me vendet nga Ballkani Perëndimor, si dhe me partnerët në Evropë për të ndihmuar në përgjigjen globale ndaj kërcënimit aktual global, theksoi zëvendës ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Methju Palmer në video konferencën onllajn “Diplomacia në kohë krize dhe vegla të tjera për ndikim në Evropën Juglindore në kohë të KOVID-19” që e organizoi Forumi ekonomik në Delfi dhe Këshilli atlantik, ku merr pjesë edhe shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.

Marketing

“SHBA-ja menjëherë ndau mjete të konsiderueshme për ndihmë në mbarë botën. Një pjesë e mjeteve janë ndihmë e drejtpërdrejtë për vendet nga Ballkani Perëndimor, ndërsa një pjesë shkojnë përmes institucioneve ndërkombëtare për luftën me pandeminë. SHBA-ja është kontribuesja më e madhe individuale në institucionet ndërkombëtare, prëfshirë sistemin e KB-së, si dhe në Bankën botërore, FMN-në, BERZH-in, të cilat tani po ndërmarrin masa për ndihmë dhe mbështetje të ekonomive në krizën e pandemisë. Mbështetja arrin edhe nga qytetarët dhe kompanitë amerikane si Koka Kola, Mikrosoft, IBM”, tha Palmer, duke cekur se Google ka ndihmuar për krijimin e faqes informuese për Kovid-19 në Maqedoni të Veriut.

Ajo mbështetje, tha Palmer, është dykahëshe – edhe vendet nga rajoni e ndihmojnë SHBA-në. Me bashkëpunim dhe solidaritet t përbashkët u bë riatdhesimi i qytetarëve të hasur në vende të tjera.

“Ky është manifestim i partneritetit dhe solidaritetit. SHBA-ja është në rajon dhe në Evropë dhe qëndron krah për krahu me partnerët dhe aleatët e vet dhe punon aktivisht për një përgjigje të përbashkët ndaj sfidës aktuale globale të Kovid-19”, theksoi Palmer.

Aleksandros Diakopulos, këshilltar për siguri nacionale në kabinetin e kryeministrit të Greqisë, në debatin onllajn theksoi se vendi i tij deri më tani po përballet me sukses me koronavirusin, ndërsa në përgjithësi, e tillë është pasqyra edhe për tërë Ballkanin.

“Vendet nga Ballkani bënë punë të mirë. Kjo është mirë për rajonin, sepse pas shumë viteve mund të jemi shembull për të tjerët se si reaguam për pandeminë”, tha Diakopulos.

Lidhur me situatën e sigurisë, ai konsideron se krahas përpjekjeve individuale të secilit vend, nevojitet bashkëpunim më i gjerë i ndrësjelltë. Fjalën kryesore në atë, sipas tij, duhet ta ketë SHBA-ja, e cila duhet të jetë e fokusuar në rajon dhe në Evropë.

“Besoj se duhet të përforcohet bashkëpunimi, përkundër konfrontimit. Nevojitet bashkëpunim më i madh në rajon, mes vendeve, bashkëpunim më i mdh transatlantik dhe bashkëpunim me BE-në. SHBA-ja duhet ta kryesojë atë bashkëpunim, të mos e braktisë rajonin, Evropën dhe vlerat transatlantike me qëllim që të përballemi me sukses me problemet të cilat na paraprijnë, sepse do të përballemi me kohë shumë të rënda ekonomike në të ardhmen e afërt. Vendet nuk mundet të vetme të përballen dhe kjo duhet të jetë e qartë për secilin”, tha Diakopulos.