Tetovë, 100 iftare çdo ditë nëpër shtëpi (VIDEO)

“Agimi i Bamirësisë” iftare falas për nevojtarët 100 iftare falas për nevojtarët, invalidët dhe jetimët është misioni që ka ndërmarrë për këtë Ramazan në Tetovë Shoqata humanitare “Agimi i Bamirësisë”. Shkaku i situatës së krijuar në vend, nga virusi Corona, nga kjo shoqatë kanë vendosur që këtë vit, ushqimin ta dërgojnë deri tek shtëpitë e nevojtarëve. “Këtë vit do të shpërndajmë afër 100 iftare në ditë për nevojtarët që gjendjen në qytetin e Tetovës.

Marketing

Pasi që pandemia ndikon në këtë punë, dhe ne kemi shpërndarë iftare për studentët të cilët tani nuk i kemi, ne bashkë me stafin do i dërgojmë iftaret në shtëpitë e nevojtarëve”, tha Ekrem Rufati,

“Agimi i Bamirësisë”. Një vakt iftari për një person kap shumën prej 150 denarësh, për këtë nga kjo shoqatë bëjnë apel që të gjithë ata që duan të ndihmojnë nevojtarët dhe të kontribuojnë në këtë projekt mund t’i drejtohen shoqatës “Agimi i bamirësisë”. Gjatë vitit të kaluar nga kjo shoqatë janë shpërndarë rreth 660 iftare për studentët dhe nevojtarët, raporton TV21