FIFA “plan Marshall” për federatat, ja sa përfiton FSHF

Kriza e koronavirusit ka mbyllur futbollin ne pothuajse të gjithë vendet e botës duke anuluar gjithashtu disa nga kompeticionet më të rëndësishme si EURO 2020. Kjo është shoqëruar gjithashtu me humbje të mëdha financiare për klubet dhe për federatat. Megjithatë qeveria botërore e futbollit, FIFA, ka menduar një ‘’plan Marshall” për të ndihmuar federatat. Në ditët e ardhshme, do të shpërndahen 150 milionë dollarë për 211 federata. “Është detyrë e FIFA-s për të mbështetur ata që kanë nevojë urgjente. Do të nisim duke i dhënë ndihmë të menjëhershme federatave tona, shumë prej të cilave po kalojnë vështirësi serioze financiare. Ky është hapi i parë i një plani të gjerë që do të zhvillojmë për t’iu përgjigjur emergjencës që ka përfshirë të gjithë komunitetin futbollistik”, tha Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Në ditët e ardhshme do të shpërndahen 500 000 dollarë për secilën nga federatat, ku përfshihet edhe Federata Shqiptare e Futbollit.

Marketing