Alarmi/ “Karantina do të shtojë rastet e depresionit dhe vetëvrasjet”

Izolimi i Italisë si pasoje e Covid 19 konsiderohet më i rrepti dhe me kohëzgjatjen më të madhe krahasuar me shtetet e tjera. Kjo situatë sipas mjekëve ka shkaktuar probleme të mëdha në shëndetin mendor.

Marketing

Organizata botërore e shëndetësisë gjithashtu paralajmëron se efektet e karantinës mund të ndikojne në rritje të depresionit, varësisë nga alkooli dhe përdorimit të drogave të dëmshme si dhe sjelljet vetëvrasëse.
Këtë të premte edhe Spanja ka regjistruar bilancin më të ulët të viktimave dhe infeksioneve të reja në një muaj, ndërsa numri i pacientëve të shëruar është rritur ndjeshëm. Pas Gjermanisë, Spanja është vendi i dytë në botë që ka regjistruar më shumë të shëruar, duke i kaluar 92 mijë.

Nderkohe tek fëmijët situata paraqitet tejet shqetësuese. Ekspertët këshillojnë që kujdesi ndaj shëndetit mendor të jetë prioritet. Nga kjo e hënë, Spanja do të lejojë fëmijët që të dalin nga shtëpitë duke respektuar rregullat e higjenës dhe distancimit social.

Ndërkohë në Britaninë e Madhe, ekspertët paralajmërojnë se kulmi i shpërthimit të pandemisë nuk ka kaluar ende. Shtimi i testimeve është një nevojë urgjentë por qeveria nuk ka mundur të zgjerojë kapacitetet. Vendi gjendet në izolim total dhe rihapja ende nuk mund të konsiderohet.Ndryshe ndodh në Suedi, i vetmi vend që nuk ka aplikuar izolimin si vendet e tjera por po zbaton strategjinë e marrjes së përgjegjësisë individuale. Dyqanet, baret dhe restorantet janë të hapura dhe ndalohen grumbullimet me më shumë se 50 njerëz.