Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Ministrisë së Brendshme, në lidhje me ndalimin e lëvizjes, është regjistruar se në nivelin e të gjithë vendit 29 persona nuk e kanë respektua orën policore dhe 23 prej tyre janë arrestuan, ndërsa 6 të tjerëve u janë marrë të dhënat dhe do të procedohen në gjendje të lirë.
Gjithashtu, sipas të dhënave statistikore për 24 orët e kaluara, 112 personave u janë dhënë vendime për izolim, dhe 82 persona kanë nënshkruar deklarata për vetë-izolim.
Punonjësit e policisë kryen inspektime të personave në izolim dhe vetë-izolim, por nuk u regjistrua asnjë person që nuk e kishte respektua masën për izolim apo vetë-izolim.