PDSH -Për të drejtën dhe humanen!

Doktrina për të drejtën humane

Marketing

Doktrina e të drejtave humane synon të identifikojë kushtet paraprake themelore që çdo qenie humane të gëzojë një minimum jetik të domosdoshëm. Në këtë sens, ajo ka për qëllim të identifikojë si parakushtet pozitive, ashtu edhe ato negative për një minimum jetik më të mirë, si të drejtën për të mos i’u nënshtruar asnjë torture apo qëndrimi ç’njerëzor e diskriminues dhe të drejtën për kujdes shëndetësor. Ky inspirim është përvijuar dukshëm në deklarata e konventa të ndryshme, të shpallura gjatë 50-60 viteve të fundit, si: Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut (1948) dhe të përsëritura fuqishëm në Konventën Evropjane për të Drejtat e Njeriut (1954) dhe në Konventën për të drejtat Civile dhe Ekonomike (1966). Sot, kur i gjithë njerëzimi është i preokupuar me të ashtuquajturën pandemi të virusit Covid-19, kryetari i PDSH-së, z. Menduh Thaçi dhe PDSH-ja me tërë potencialin e vet intelektual e profesional janë më afër se kurdoherë dhe të paluhatur pranë qytetarëve – pranë shqiptarëve.

PDSH dhe kryetari i saj mbeten të palëkundur pranë shqiptarëve

Duke tjetërsuar në mënyrë absolute aktivitetin politik e partiak, kryetari i PDSH-së përmes deklaratave të tij për opinionin e gjërë publik, madje në çdo të tretën ditë, po e mban gjallë shpresën e qytetarëve për tejkalimin në mënyrë sa më të lehtë dhe sa më me pak pasoja të kësaj pandemie globale. Udhëzimet e kryetarit të PDSH-së, të mbështetura në profesionalizëm dhe humanizëm prej mjeku, janë një ilaç i mirë për mbarë shoqërinë shqiptare.

Plot 18 vite mjerim në spitalet tona

Nuk mund të flasim për kurfarë të drejte humane, pa një qasje serioze të institucioneve shtetërore në luftën kundër kësaj murtaje vdekjeprurëse.

Siç është bërë e ditur, edhe nga Komisioni i shëndetësisë së PDSH-së, me spitale pa kushte elementare për punë profesionale, pa hapësirë për izolime, pa masa mbrojtëse të mjekëve që janë në vijën e parë të frontit kundër armikut të pa dukshëm, pa respiratorë, pa infektologë, pa epidemiologë, sidomos në vendbanimet shqiptare, nuk mund të flitet për qasje serioze të institucioneve, e aq më pak të flasim për ndonjëfarë kontributi që ka dhënë në këtë drejtim partia shqipare, e cila për plot 18 vite është shtangosur në pushtetin qendror me ministrat si, Osmani, Selmani, Taravari e Arsllani. Le t’u shërbejë për nder kontributi i tyre ‘zero’ dhënë spitaleve tona, duke i lënë në mjerim dhe në mëshirën e Zotit qytetarët shqiparë të këtyre trevave.

Përpjekjet e PDSH-së ngjallin shpresën tek shqiptarët

Jam i vetëdijshëm se ndoshta jemi bërë të mërzitshëm, duke i përsëritur kërkesat, sugjerimet e këshillat e PDSH-së dhe të kryetarit z.Menduh Thaçit, por një gjë është e domosdoshme të dihet njëherë e mirë, sepse me këto sugjerime e këshilla do t’i mbrojmë fëmijët tanë, familjet tona dhe shoqërinë tonë të rraskapitur nga lodhja e tmerri i keq-qevisjes së atyre që bëjnë sehir me fatet tona.
Vetëm përpjekjet e PDSH-së do ta rikthejnë shpresën e humbur tek shqiptarët!

Zoti na ndihmoftë ne, Zoti e ndihmoftë PDSH-në.

Bilall Lutfiu

Shërbimi për Informim, PDSH