Në teritorrin e RMV-së nga pasditja e sotme, prej orës 15:00 ka filluar zbatimi i orës së re policore, që është më e shkurtur nga fundjavët e kaluara.
Qytetarët kësaj rradhe do të kenë lëvizje të kufizuar prej 38 orëve, gjëgjësisht deri të hënën në ora 5 të mëngjesit.
Për të moshuarit mbi 67 vjeç lëvizja e lirë është e lejuar deri në orën 11, ndërsa për të miturit nën 18 vjeç lëvizja e lirë do të jetë prej orës 12:00 deri më 15:00.
Të drejtë për lëvizje kanë vetëm ata që kanë autorizime ose personat që kanë nevojë për çfarë do lloj ndihmë mjekësore.