Dyshime për shëndetin e Kim Jong Un, Kina dërgon ekspertë në Kore

Kina ka dërguar një ekip në Korenë e Veriut, duke përfshirë ekspertë mjekësorë, për të këshilluar udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Udhëtimi i mjekëve dhe zyrtarëve kinezë vjen në një kohë kur flitet se shëndeti i udhëheqësit të Koresë së Veriut është në rrezik.

Marketing

Një delegacion i udhëhequr nga anëtari i Departamentit të Lidhjeve Ndërkombëtare të Partisë Komuniste Kineze, u largua nga Pekini për në Korenë e Veriut të enjten, thanë dy burime, një prej ttyre për Reuters. Departamenti është organi kryesor kinez që merret me Korenë e Veriut. Burimet nuk pranuan të identifikohen duke pasur parasysh ndjeshmërinë e çështjes. Departamenti i Lidhjeve dhe Ministria e Jashtme e Kinës nuk i përgjigjur kërkesës për komente.

Daily NK, një faqe lajmesh me qendër në Seul, raportoi në fillim të kësaj jave se Kim po shërohej pasi i ishte nënshtruar një procedure kardiovaskulare në 12 prill. Daily NK citoi një burim pa emër që jeton në Korenë e Veriut.

Zyrtarë të qeverisë së Koresë së Jugut dhe një zyrtar kinez me Departamentin e Lidhjeve Ndërkombtare, kundërshtuan lajmet që sugjeronin se Kim ishte në rrezik të madh pas operacionit. Zyrtarët e Koresë së Jugut thanë që ata nuk kishin zbuluar shenja të një aktiviteti të pazakontë në Korenë e Veriut.

Të enjten, presidenti i SHBA, Donald Trump gjithashtu minimizoi lajmet e mëparshme se Kim ishte i sëmurë rëndë. ‘Unë mendoj se lajmi ishte i pasaktë,’- u tha Trump gazetarëve, por ai nuk pranoi të thoshte nëse ai kishte qenë në kontakt me zyrtarët e Koresë së Veriut.

Të premten, një burim i Koresë së Jugut i tha faqes së lajmeve Reuters, se Kim ishte gjallë dhe ka të ngjarë të bëjë një paraqitje në publik së shpejti. Personi tha se ai nuk kishte ndonjë koment mbi gjendjen aktuale të Kim apo ndonjë përfshirje kineze.

Një zyrtar i njohur me inteligjencën amerikane tha se Kim në përgjithësi kishte probleme shëndetësore, por ata nuk kishin arsye për të arritur në përfundimin se ai ishte i sëmurë rëndë ose i paaftë të rishfaqet në publik.