Me 25.04.2020 në ora 15.05 mjeku kujdestar nga Qendra Mjekësore në Kërçovë ka lajmëruar se në rrugën regjionale Kërçovë-Demir Hisar, në afërsi të fshatit Bellasica, gjendet trupi i pajetë i rrëzuar nga biçikleta.
Në vendin e përmendur i vdekur është gjendur V.Gj.(52) nga Kërçova.
Nga ana e mjekut prej Ndihmës së shpejtë mjekësore është konstatuar vdekje pa gjurmë dhune.
Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Kërçovë, ndërsa me Urdhrin e Prokurorit Publik, trupi i të vdekurit është dorëzuar për obduksion.