MPPS: Qytetarët t’i përmbahen orarit për pagesë të pensioneve në sportelet e bankave

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ju bën apel pensionistëve të respektojnë rregullat e pagesës së pensioneve në banka dhe se vetëm me sjellje të përgjegjshme mund ta mbrojmë shëndetin personat dhe publik. Respektimi i rekomandimeve për mbajtjen e maskave në fytyrë dhe mbajtjen e një distancës prej të paktën dy metrave derisa prisni në rresht para ose brenda bankave, është në interes të të gjithë neve.

Marketing

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale rikujton se nga dita e hënë fillon të bëhet pagesa e pensioneve sipas lartësisë së pensionit edhe atë për pensionet deri 11.000 denarë, pagesa bëhet ditën e hënë 27 prill, për pensionet prej 11.001-14.000 denarë, pagesa bëhet ditën e martë më 28 prill, për pensionet prej 14.001-18.000 denarë, pagesa bëhet të mërkurën më 29 prill dhe për pensionet më të larta se 18.001 denarë, pagesa bëhet të enjten më 30 prill.

MPPS: Qytetarët t’i përmbahen orarit për pagesë të pensioneve në sportelet e bankave

“Pagesa etapore e pensioneve është bërë me qëllim që të shmanget turma ara bankave dhe të mundësohet mbrojtje më e madhe e pensionistëve në kushte të rrezikut nga koronavirusi Kovid-1”, potencojnë nga MPPS.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale gjithashtu sqaron se pensionistët që kanë kartelë mund t’i marrin paratë edhe nëpër bankomate.