Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në profilin e tij në Fejsbuk pasdite publikoi se deri më sot në vend janë shëruar gjithsej 500 pacientë nga KOVID-19.
“Falënderim stafit mjekësor, pacientëve dhe familjeve të tyre.Që të vazhdojmë me sukses të përballemi me koronavirusin, është e domosdoshme mbështetja dhe përgjegjësia e të gjithë qytetarëve. Le t’i respektojmë masat, sepse vetëm së bashku do të kemi sukses”, ka shkruar ministri Filipçe në Fejsbuk.