Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka mbërritur në Downing Street përpara se të kthehet në punë nesër.
Ai u fotografua në hyrjen e pasme të Downing, ku buzëqeshi para një roje sigurie para se të hynte brenda.
Johnson kthehet në Westminster duke u përballur me një kërkesë në rritje të qeverisë për të publikuar një strategji daljeje nga bllokimi i vendit për shkak të koronavirusit.
Kryeministri britanik ishte prekur me koronavirus dhe detyrën e tij e kreu sekretari i Jashtëm Dominic Raab për gati tre javë.
Johnson, 55-vjeç, u lirua nga Spitali St Thomas në Londër dy javë më parë.