Gjithsej 500 pacientë në vend deri tani janë shëruar nga Kovid-19. Kështu, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 19 raste të reja të personave me koronavirus në vend, ndërsa 126 janë shëruar.
Në të njëjtën periudhë kanë vdekur dy persona të infektuar me Kovid-19, informuan nga Ministria e Shëndetësisë (MSH).
Ministria e Shëndetësisë informoi se ISHP, madje ka regjistruar 126 pacientë të shëruar edhe atë në Shkup -22, Shtip-1, Strugë- 19, Ohër-1, Veles- 6, Gjevgjeli- 3, Kavadar -1, Kriva Pallankë- 1 dhe Kumanovë- 72. Në Spitalin “8 Shtatori” kanë vdekur dy persona, një paciente nga Likova (Kumanovë) 49 vjeçe e pranuar më 3 prill me vështirësi në frymëmarrje dhe menjëherë është vendosur në respiratorë dhe një pacient 73 vjeçar nga Shkupi i pranuar më 19 prill në gjendje të rëndë. Gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 335 teste, ndërsa janë konfirmuar 19 raste të reja me Kovid-19 edhe atë: Shkup- 3, Kumanovë- 8, Prilep-2, Strugë-2, Veles-2, Gostivar-1, Vinicë-1.
Do të sanksionohet mosmbajtja e pajisjes mbrojtëse, 19 raste të reja me Kovid-19
Duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm, të qëndrojmë në shtëpi, të ruajmë distancën dhe të veshim pajisje mbrojtëse. Le të jemi përgjegjës, ta mbrojmë veten dhe të afërmit tanë, shkroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk.
Rezultatet e mira, siç theksoi ministri, janë meritë e çdo qytetari që mbetet konsekuent, i respekton masat dhe e mbron shëndetin publik.
Filipçe paralajmëroi se Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për sëmundje infektive sot në Qeveri do të paraqesin propozim që sanksionimi për mosmbajtjen e pajisjeve mbrojtëse – maskë ose mbulesë të gojës dhe hundës në drejtim të mbrojtjes nga përhapja e koronavirusit të fillojë menjëherë ditën e njëjtë ose më së voni të martën, sepse është konstatuar se një pjesë e madhe e qytetarëve ose nuk përdorin pajisje mbrojtëse ose e përdorin atë në mënyrë të gabuar.
Ai thotë se për këtë hap janë detyruar për shkak të imazheve gjithnjë e më të shpeshta në media dhe në rrjete sociale me qytetarë, të cilët nuk e respektojnë masën për pajisjen mbrojtëse në kushtet kur është e përcaktuar, por edhe qytetarët që e mbajnë maskën ose mbulesën e fytyrës nën mjekër ose në dorë.
Do të sanksionohet mosmbajtja e pajisjes mbrojtëse, 19 raste të reja me Kovid-19
“Ka edhe qytetarë që e respektojnë këtë masë të vetëdijshëm se kjo është një nga mekanizmat kryesore për luftimin e virusit. Deri më tani, të gjitha masat kanë dhënë rezultate. Jam i bindur që edhe nëse e respektojmë në mënyrë të vazhdueshme këtë masë, si dhe të gjitha ato të mëparshme për të cilat ekziston një justifikim, ne do të mbrojmë veten dhe familjet tona dhe bashkëqytetarët tanë, do të parandalojmë rritjen e numrit të pacientëve që ja tashmë dy muaj është një proces që në mënyrë të shkëlqyeshme po e mbajmë nën kontroll”, tha Filipçe.
Ai ka thënë se nga fillimi i epidemisë me koronavirusin nuk është diskutuar për mbajtjen e zgjedhjeve. Konsideron se është ende herët të flitet për lirim plotësues të masave dhe organizimin e ngjarjeve, siç janë shembull zgjedhjet.
Do të sanksionohet mosmbajtja e pajisjes mbrojtëse, 19 raste të reja me Kovid-19
“Në asnjë moment që nga fillimi i epidemisë, pasi edhe atëherë zgjedhjet kanë qenë aktuale dhe u anuluan, ne nuk e kemi diskutuar këtë as e diskutojmë edhe tani. Ne jemi akoma të përqendruar në luftën kundër epidemisë. Ne jemi akoma në fazën ku të gjitha kapacitetet dhe spitalet në vendin tonë, mjekët amë janë në një mënyrë në gatishmëri, në kuptim të edhe të anulimit të rasteve kronike etj. Për shkak se filluam nga ato skenarë më të errët se çfarë do të ndodhë nëse na ndodhë ajo siç ndodhi në Itali ose në disa pjesë të Spanjës”, tha Filipce, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.