Tre vite nga dhuna në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut

Sot mbushen tri vjet që kur ndodhi dhuna në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, e cila mbahet mend si “e enjtja e përgjakshme”.

Marketing

Viti i parë i zhvillimeve në Kuvend ishte në pritje të epilogut gjyqësor kundër më shumë se 33 personave… një amnisti dhe dhjetëra dhunues të Parlamentit në burg. Në përvjetorin e dytë ka një pjesë të pjesëmarrësve të dënuar në ngjarjet, ndërsa opinioni ende pret zbulimin e organizatorëve.

Në Kuvend me një numër të madh të replikave dhe kundra-replikave saktësisht në mesditë fillon vazhdimi i njëzet i seancës konstitutive të Kuvendit, në të cilën në rend dite është edhe pika për zgjedhjen e deputetit të BDI-së Talat Xhaferi për kryetar të ri të Kuvendit. Jashtë, para godinës së Parlamentit mbahen protestat e 60-ta të iniciativës qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” me kërkesën për hedhjen poshtë e të a.q. “Platformë të Tiranës” dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Në orën 14:00 lideri i LSDM-së Zoran Zaev, kërkon respektim të Rregullores dhe të kalohet në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke theksuar se ka shumicë të re parlamentare me 69 deputetë.

Në orën 18:00 kryesuesi Trajko Veljanovski e ndërpret vazhdimin e 20-të të seancës konstitutive të Kuvendit, por deputetët mbeten në sallën plenare dhe shumica e re parlamentare zgjodhi deputetin e BDI-së Talat Xhaferi kryetar të ri të Kuvendit.

Në orën 18:30 në sallën për media deputetët përgatiten për konferencën për media të Zoran Zaevit dhe Talat Xhaferit, meqë katër muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare dhe pas një dekade shteti u bë me shumicë të re në pushtet.

Përderisa zgjatë konferenca për media e Talat Xhaferit në monitorët deputetët dhe gazetarët shikojnë se si një turmë qytetarësh depërton rrethojën mbrojtëse të kordonit policor dhe vjen deri te dyert e Kuvendit. Derisa flet Zaevi, turma tashmë hyn në Kuvend dhe sigurimi i mbyll dyert e sallës për media.

Për më shumë se tri orë, policia nuk arrin të vendosë kontroll mbi situatën

Rreth dy orë në sallën e mediave në katin e parë disa deputetë, në mesin e të cilëve edhe kryeministri asokohe i ardhshëm Zoran Zaev dhe kryeparlamentari i sapozgjedhur Talat Xhaferi janë nën rrethim dhe goditje nga turma e qytetarëve. Zyrtarisht, mbi 100 persona përfundojnë në spital, ndërsa më kritike ishte gjendja e deputetit Ziadin Sela.

Dënimi i përgjithshëm me burg prej 211 viteve për 16 të akuzuarit për “Të enjten e përgjakshme”.