Kryeministri Oliver Spasovski në profilin e tij në Facebook ka shkruar sot se “më 27 prill të vitit 2017 me qëllim monstruoz dhe dhunë ishte organizuar dhe zbatuar aksion kriminal nga liderët e partisë së atëhershme qeveritare e cila ishin të vendosur të qëndrojnë në pushtet me çdo çmim, pa ndjenja për pasojat e ambicieve të tyre të errëta”.
Për Spasovskin kjo është dita më e errët e historisë më të re të shtetit.
“Ndërhyrja dhe tentimi për okupim të Shtëpisë së demokracisë ka qenë agresioni kundër çdo qytetari në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe themeleve të parlamentarizmit. Veprimet e tyre nuk kanë qenë vetëm krimi i organizuar, por tradhti ndaj idealeve dhe parimeve të lirisë dhe demokracisë”, ka shkruar Spasovski.
Sipas tij, që të mos ndodhë tragjedi më e madhe dhe më e keqja, ka ndihmuar mençuria dhe shkathtësia e shumicës së deputetëve, guximi i individëve që secili prej tyre të përfundojë pa pasoja tragjike.
“Mbrojtësit e lirisë dhe demokracisë megjithatë fituan, ndërsa dikur shteti i robëruar, sot është anëtar i NATO-s dhe vend i cili i fillon negociatat për anëtarësim në BE. Vullneti i shumicës së qytetarëve, të rreshtuar pas idesë për një shoqëri bashkëkohore e solli vendimin ndryshe, Republikë të Maqedonisë së Veriut qytetarë dhe demokratike, vend i mundësive për të gjithë qytetarët e saj”, ka shkruar Spasovski.