Kompania Ecolog, vazhdon shpërndarjen e mijëra tabletëve elektronik

Ecolog vazhdon me donacionin e dedikuar për nxënësit në nevojë që mbetën jashtë procesit arsimor, shkaku i pandemisë Covid-19.
Kampanja që filloi para disa ditësh, sot ndaloi në komunën e Gostivarit, Bogovinës , Vrapçishtit , Bërvenicës, Zhelinës dhe Tearcës.

Marketing

Nga ana e kryetarëve të komunave u vlerësua inicitiva e Familjes Destani dhe kompanisë Ecolog për të ndihmuar arsimin në nivel shtetëror, sidomos ekpresivitetin në realizmin e projektit, dhe u zotuan se do të bëjnë shpërndarje në mënyrë urgjente tek të gjithë nxënësit në nevojë.

Filantropi Lazim Destani, lidhur me këtë iniciativë tha :

“Ky donacion u dedikohet nxënësve të cilët për shkak të mungesës së pajisjeve teknologjike mbetën jashtë procesit arsimor. Ndër gjërat më të rëndësishme që mund të bëjmë gjatë krizës që solli Covid-19 është që, e ardhmja e këtij vendi, fëmijët, të vazhdojnë me ndjekjen e procesit mësimor pa pengesa”.

Ky aksion do vazhdojë edhe në ditët në vijim , për të mbuluar të gjitha komunat në Republikën e Maqedonisë.