Artan Grubi nga BDI konsideron se pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, afatet zgjedhore do të vazhdojnë. Për nismën e LSDM-së për konvokimin e Kuvendit, sipas tij, Gjykata Kushtetuese duhet të prononcohet Gjykata Kushtetuese.
“Gjithçka varet absolutisht nga shëndeti publik dhe pandemia. Të gjitha planifikimet dhe data varen nga menaxhimi me koronavirusin. Ne nuk po themi që të mos konvokohet Kuvendi, por që Gjykata Kushtetuese të vendos për kërkesën e LSDM-së. Kjo nismë, e cila na befasoi dhe është e njëanshme, duhet të paraqitet deri tek Gjykata Kushtetuese dhe duhet ta shohim qëndrimin”, deklaroi Grubi.
Pasi Kuvendi të shpërndahet, ajo nuk mund të jetë në seancë dhe nuk ka mandat të mbajë mbledhje, konsideron deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, duke komentuar nismën e LSDM-së për rikonstituimin e Kuvendit.
“Derisa është në fuqi vendimi për vetshpërndarje të Kuvendit me 108 vota ‘për’, askush nuk mund, me iniciativën ose dëshirën e tij ta konstituojë ose rikonstruktojë Kuvendin, pa marrë mandat nga qytetarët në zgjedhje”, thotë Milloshoski.
Ai sonte në emisionin Top Tema tha se nëse Kuvendi mban mbledhje përsëri, do të shërbejë si paravan për legalizimin e të gjitha dekreteve të Qeverisë që, sipas tij, LSDM-ja dhe BDI i kanë sjell gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, ndërsa nuk kanë lidhje me gjendjen e tillë.