Festat e Majit këtë vit qytetarët dо t’i kalojnë më masa të veçanta dhe kufizim të lëvizjes në territorin e mbarë shtetit. Konform vendimit të Qeverisë për 1, 2 dhe 3 maj, ora policore do të fillojë në ora 14 dhe do të zgjat deri në ora 4 të mëngjesit.
Për personat mbi 67 vjeç, të premten, të shtunën dhe të dielën, lejohet lëvizja nga ora 5 deri në 11 të mëngjesit.
Të gjithë fëmijët dhe të rinjtë deri në moshën 18 vjeç do të mund të dalin jashtë të premten, të shtunën dhe të dielën nga ora 12:00 deri në 14:00.
Për festat e Majit ora policore nga ora 14 deri në 5 të mëngjesit, maskat mbrojtëse mbeten të detyrueshme
Mbeten në fuqi të gjitha masat e tjera për mbrojtje nga Kovid-19 të miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Më 1, 2 dhe 3 maj, gjegjësisht, e premte, e shtunë dhe e diel, lëvizja e qytetarëve do të lejohet nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 2 pasdite. Ndalimi i lëvizjes në të gjithë vendin do të fillojë në orën 2 pasdite dhe do të zgjasë deri në orën 5 të mëngjesit. Mbeten në fuqi të gjitha masat e tjera për mbrojtje nga Kovid-19 të miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksoi kryeministri Oliver Spasovski në statusin e tij në Fejsbuk.
Megjithatë mbeten të vlejnë masat për mbrojtje personale, respektivisht bartja e obligueshme e pajisjes mbrojtëse (maskë, facoletë ose shall) në gojë dhe hundë, në të gjitha objektet publike, si institucionet shtetërore, marketet, shitoret, bankat, postat, transporti publik, dhoma të pritjes, institucione shëndetësore, e tjerë.
Për festat e Majit ora policore nga ora 14 deri në 5 të mëngjesit, maskat mbrojtëse mbeten të detyrueshme
Bartja e pajisjes mbrojtëse është e obligueshme edhe në ambiente të hapura, çdoherë kur nuk mund të mbahet distanca minimale prej dy metrave mes qytetarëve.
“Të gjitha këto materiale absolutisht parandalojnë që pikat të qarkullojnë mes njerëzve, veçanërisht kur distanca është më e vogël se dy metra. Prandaj, veshja e pajisjeve mbrojtëse si masë shtesë, për sa i përket ruajtjes së distancës kur ajo nuk mund të mbahet, mendoj se do të ketë efekt të mjaftueshëm në atë që ne duam të arrijmë”, tha nga ana tjetër, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Për mosrespektimin e Dekretit për bartjen e pajisjes mbrojtëse, prej datës 30 prill janë paraparë dënime dhe atë: 20 euro në kundërvlerë të denarit për personat fizikë, ndërsa për kompanitë ku nuk respektohet masat për bartjen e pajisjes mbrojtëse për të punësuarit dhe vizitorët është paraparë dënim prej 2.000 eurove në kundërvlerë të denarit.
Për festat e Majit ora policore nga ora 14 deri në 5 të mëngjesit, maskat mbrojtëse mbeten të detyrueshme
Qeveria, madje informoi se në fuqi është edhe ndalesa për grupimin e më shumë se dy personave në sipërfaqe publike, me ç’rast në grup prej dy personave nuk numërohen fëmijët nën 14 vjeç të atyre personave. Ky përjashtim vlen vetëm për terminët kur lejohet lëvizja e personave të rinj, jashtë orës policore.
“Ministria e Punëve të Brendshme, intensivisht bën kontrolle të respektimit të urdhrave dhe vendimeve të miratuara nga Qeveria dhe çdo mosrespektim do të sanksionohet në pajtim me normat ligjore”, kumtoi pres shërbimi i Qeverisë