Sugareski: Qytetarët të mos blejnë ose rezervojnë bileta aeroplani

mde

Transporti i mallrave dhe shërbimeve në asnjë moment, përveç rastit para pak kohësh me Republikën e Turqisë, nuk ka kurrfarë problemesh. Kjo ishte koordinuar mirë edhe me MPJ-në dhe MPB-në për problemet e kufijve përgjatë Evropës, theksoi sonte ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski në një intervistë për televizionin “24 Vesti”.

Marketing

“Komunikacioni hekurudhor, veçanërisht ai i mallrave dhe i udhëtarëve sipas asaj që nënkuptonte leje të cilat i kërkonte ISHSSH vijonte pa kurrfarë problemi. Të gjitha problemet të cilat paraqiteshin tërësisht i tejkalonim në pjesën e bashkëpunimit dhe me shoqatat dhe asociacionet e transportuesve, kështu që ai realizohej pa problem”, potencoi Sugarevski.

Sa i përket transportit ajror, ministri informoi se subvencione për kompanitë ajrore paguhen për atë që kanë punuar paraprakisht dhe se do të paguhen më tutje kur do të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme dhe kur “Vizeri” do të vazhdojë me linjat e rregullta dhe të subvencionuara.

“Për momentin, sipas vendimit të Qeverisë janë suspenduar fluturimet e ‘Vizerit’. Janë njoftuar që më 15-16 mars, atëherë janë ndërprerë të gjitha fluturimet. Për këtë periudhë sipas marrëveshjes ne nuk kemi se si të paguajmë si shtet. ‘Vizeri” ka katër fluturime të subvencionuara nga Ohri dje katër fluturime të subvencionuara nga Shkupi”, sqaroi Sugarevski.

Ai bëri thirrje që qytetarët të mos blejnë ose rezervojnë bileta dhe theksoi se sapo do të krijohen kushte për hapjen e aeroporteve Qeveria dhe Ministria e këtij dikasteri do ta njoftojë publikun që të mund t’i rezervojnë biletat.

“Gjithçka tjetër që lexoni janë lajme të rreme. Ne ende nuk kemi vendim për kur dhe si. Shpresojmë se kjo do të jetë së shpejti, megjithatë për këtë vlerësim duhet të bëjë Shtabi dhe Qeveria sipas rekomandimeve të cilat i jep Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse dhe Ministria e Shëndetësisë”, informoi ministri i këtij dikasteri.