Ademi: Në shkollën “Ismail Qemali” zhvillohet mësim online

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi në emisionin “Click plus” ka deklaruar se në shkollën fillore “Ismail Qemali” është zhvilluar mësimi online pandërprerë.

Marketing

“Në shkollën “Ismail Qemali”, në bazë të deklaratës së drejtoreshës Burbuqe Ymeri por edhe fatmirësisht, në kabinetin tim kam kam prindër të fëmijëve të cilët janë pjesë të asaj shkolle, më kanë njoftuar nëpërmjet porosive se zhvillohet mësimi nga distanca. Pa dashur të politizoj dhe të futem në debat politik”, tha Ademi.

Kjo deklaratë e Ademit vjen ngaqë gjatë ditës ka pasur kritika të ndërmjetme mes deputetit të LSDM-së, Muhamed Zekiri dhe drejtoreshës së shkollës fillore “Burbuqe Ymeri” se në shkollën “Ismail Qemali” nuk zhvillohet mësim online.

 

https://www.facebook.com/watch/?v=334282717542765