SHBA-ja regjistroi gjatë 24 orëve të fundit më shumë se 2 500 të vdekur si pasojë e koronavirusit të ri, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
Pas dy ditëve ngadalësim, të dielën dhe të hënën, kjo rritje e re prej +2 502 e çon bilancin amerikan në 60 853 të vdekur në total që prej fillimit të pandemisë, sipas shifrave të aktualizuara në vazhdimësi nga Universiteti.
Vendi më i prekur, SHBA-ja, që kaloi dje pragun e një milionë rasteve të diagnostikuara me COVID-19, numëron vetëm rreth një të tretën e rasteve të regjistruara në mbarë botën.