LSDM reagoi ndaj ministrit të brendshëm teknik, Naqe Çulev që është pjesë e koalicionit qeveritar teknik i propozuar nga VMRO-DPMNE.
“Me abuzim të drejtpërdrejtë të funksionit ministër i Punëve të Brendshme Naqe Çulev e mbron shefin e tij të partisë Hristian Mickoski dhe me teori të pakuptimta e gënjen opinionin. Pasi tërë opinioni e ka parë se Mickoski e viziton palestrën i shoqëruar nga një komandant i njësitit “Tigrat” edhe një nëpunësi policorë, Çulev manipulon me dëshmitë edhe në stilin e MPBO-VMRO dëshiron ta mbrojë shefin e tij. Megjithëse hetimi nuk ka përfunduar, Çulev mbylli hetimin për rastin dhe e bëri atë publike, megjithëse data kur është bërë videoja nuk është konfirmuar ende nga policia, ndërsa në këtë rast kjo vendoset si vendimtare për të konfirmuar nëse Mickoski ka shkuar në palestër në kohë kur në fuqi janë ndalesat kundër koronavirusit. Ky fakt është i rëndësishëm për publikun që të informohet siç duhet dhe saktë në lidhje me ngjarjen.”, thekson LSDM.
Sipas kësaj partie,Çulev dhe VMRO-DPMNE konfirmojnë qartë se asgjë nuk ka ndryshuar te ato. Është e qartë se qëllimi i tyre i vetëm është të robërojnë institucionet dhe të abuzojnë me ta për qëllimet e tyre partiake dhe personale, në të njëjtën mënyrë siç vepruan për 11 vjet nën mentorimin e Nikolla Gruevski.