Gjithsej 214 denoncime janë regjistruar në gjashtë muajt e fundit, të cilat kanë përfshirë mbi 3.432 punëtore dhe punëtorë. Mbi 461 punëtorë mbetën pa punë, ndërsa përafërsisht 696 punëtorëve u është zvogëluar paga, ose aspak nuk janë paguar.
Këtë sot e shpalli Komiteti i Helsinkit, i cili me rastin e Ditës ndërkombëtare të punës – 1 Majin, citoi disa kërkesa deri te Qeveria të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e punëtorëve.
Një nga kërkesat e Komitetit të Helsinkit deri te Qeveria është krijimi i moratoriumit të të gjitha anulimeve të marrëveshjeve për punësime nga ana e punëdhënësve, dhe i të gjitha zvogëlimeve të pagave në periudhën derisa zgjat gjendja e jashtëzakonshme. Konsiderojnë se të drejtë të kompensimit në para për personat e papunë duhet të realizojnë edhe personat të cilëve u është ndërprerë marrëdhënia e punës për shkak të deklaratës së tyre personale, me marrëveshje ose për shkak të gjoja prishjes së disiplinës.
Arsye për këtë, siç citojnë, është se shumë punëtorë kohëve të fundit janë mashtruar nga ana e punëdhënësve dhe marrëveshja e punës u është ndërprerë në këtë mënyrë.
Në kumtesë, Komiteti i Helsinkit i citon edhe kërkesat tjera nga shpallja e 1 Majit të grupit të sindikatave dhe shoqatave të qytetarëve për mbrojtje të të drejtave të punëtorëve.