Qeveria ka miratuar Dekret të ri me të cilin largohet masa e propozuar që u njoftua ditë më parë, që subvencione për kreditim të marrin edhe kompanitë që kanë larguar 15 për qind të punëtorëve.
Për këtë, ministrja e Financave, Nina Angellovska tha se pas miratimit të ndryshimeve në dy dekretet të cilat ofrojnë mundësinë që punëtorët që kanë humbur vendin e punës gjatë krizës të jenë në gjendje të kthehen në punë dhe të specifikohen kushtet në të cilat punëtorët nuk mund të pushohen nga puna nëse përdoret masa për subvencionimin e pagave.
“Në seancën e Qeverisë, sot më 1 maj, kemi miratuar dy dekrete me fuqi ligjore – mundësi që punëtorët të cilët e kanë humbur vendin e punës gjatë krizës të kthehen në punë deri më 7 maj dhe kështu të marrin pagë për muajin prill dhe sqarimin e dekretit për mbështetje financiare prej 14.500 denarë me qëllim të përforcimit të politikës së qeverisë për shpëtimin e vendeve të punës, në pajtueshmëri me sindikatat”, thotë Angelovska në postimin në Fejsbuk.
Duke iu referuar dy ndryshimeve, Angelovska sqaroi se punëdhënësit që kanë çregjistruar punëtorin nga sigurimi civil i detyrueshëm në periudhën nga 11 marsi deri në 30 prill, mund të lidhin marrëveshje për t’u rikthyer në punë, në mënyrë që punëtori të kthehet në punë dhe të marrë pagë për prillin dhe nëse punëtori nuk dëshiron të kthehet në punë, atëherë punëdhënësi mund të paraqesë një person tjetër të papunë në vendin e tij.
Me ndryshimin e dekretit për mbështetjen financiare të pagave, pikë referimi për numrin e të punësuarve do të jetë muaji prilli, jo marsi. Ky ndryshim specifikon kushtet në lidhje me mbajtjen e numrit të të punësuarve.
Ndryshimet në dekret u bënë pas takimit me sindikatat dhe shoqatat e qytetarëve që reaguan ashpër ndaj dispozitave të dekretit për subvencionimin e pagave për të punësuarit në ekonomi në pjesën e largimit nga puna të numrit të të punësuarve.