Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka pezulluar dekretin e presidentit Hashim Thaçi për emërimin e Avdulla Hotit si Kryeministër.
Lajmi konfirmohet nga burime të Gjykatës Kushtetuese për Ora News.
Ndërkohë, edhe avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koci njoftimi përmes një postimi në Facebook se dekreti është pezulluar.
Ai ka thënë se Kosova nuk po mundet me një qeveri e jo më me dy.
U pezullu!S’kishte rrugë tjetër. Kosova s’po mundet me nje Qeveri e lere më me dy. Gjykata Kushtetuese po e nderton…
Publiée par Arianit Koci sur Vendredi 1 mai 2020
Ditën e djeshme presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një konferencë për mediat ka thënë se ka dekretuar Avdullah Hotin, kryeministër të Kosovës.
Nuk dihet se çfarë do të ndodhë me seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga LDK-ja ditën e nesërme për votimin e qeverisë së re.