269 të vdekur dhe 2304 të shëruar nga koronavirusi sot në Itali

Kurba e të vdekurve dhe rasteve të reja me COVID-19 në Itali vijon të pësojë ulje.

Marketing

Autoritetet e Mbrojtjes Civile deklaruan se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 269 të vdekur nga koronavirusi, duke e çuar në total në 28 236 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Këtë të premte raportohen 1965 të infektuar. Për pasojë, numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur 207 428. Nga ana tjetër, janë shëruar sot 2304 pacientë.

Nga ana tjetër, ka shënuar ulje numri numri i pacientëve me COVID-19 të shtruar në spitale dhe atyre që ndodhen në terapi intensive.