Halil Kastrati jep lajmin e madh,rasti i 7 fëmijëve jetim kryehet me epilog të gëzueshëm në këto ditë pikëllimi!

Rasti i 7 fëmijëve jetim u krye me epilog të gëzueshëm në këto ditë pikëllimi!Kryetari i shoqatës humanitare ‘Jetimat e Ballkanit’ Halil Kastrati ka njoftuar se rasti i 7 fëmijëve jetim nga Shkupi është i mbyllur, respektivisht kjo shoqatë merr përsipër ndihmën për këto fëmijë.
Për rastin në fjalë, është angazhuar zv/drejtori i doganave Irfan Buçi i cili është në kontakt të vazhdueshëm me familjarët.

Marketing

Në postimin e tij në fb, Halil Kastrati shkruan:

O Zot lehteso e mos veshtireso!Per ne rasti mbyllet sonte, ne e marrim persiper ndihmen per keta 7 jetim, diteve ne vazhdim do ta definojme ndihmen tone. Na kane thirre shume veta e na kane bere tag per kete rast ne Shkup andaj ju bejme me dije se kjo çeshtje mbyllet sonte menjeher
Kemi kontaktuar me perfaqesuesit tone ne Shkup, rasti eshte i ndishem andaj Irfan Buçi eshte duke u marr me kete rast dhe eshte ne kontakt me familjar.Per çdo definim te ndihmes tone do te jeni te informuar.
Bamires Zoti kurr mos ju humbte- thotë Kastrati