Më 4 maj do t’u publikohet iniciativa liderëve botërorë, bizneseve nga kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Lajen.
Kjo iniciativë parasheh përkrahje financiare nga Bashkimi Evropian për të zbuluar kurën dhe vaksinën kundër virusit Kovid-19, njoftoi ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar në emisionin “EU Click”.
“Bashkimi Evropian do ta mbështesë më shumë hulumtimin dhe shkencën që të zbulohet kura dhe vaksina sa më shpejtë të jetë e mundur. Prandaj, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Lajen prezantoi iniciativën për reagim global ndaj virusit korona, një iniciativë që më 4 maj do t’u drejtohet liderëve botërorë, bizneseve, qytetarëve, shkenctarëve…. këtë iniciativë po e bëjmë bashkërisht me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe me Melinda dhe Bill Gejtsin…”, tha Zhbogar.
Për këtë, bëhet përpjekje për që të grumbullohen 7.5 miliardë euro për hulumtim.
blob:https://www.facebook.com/1b8e34c3-a856-4326-aad9-15729b774f02
blob:https://www.facebook.com/55f1f686-46fe-456a-aa7e-08110ead516d