Pavarësisht se nuk ka ende një vendim të qeverisë për rinisjen e kampionatit, Seria A po lëviz mekanizmat e parë drejt rikthimit në fushë. Rajonet e Emilja Romanjes dhe Kampanjës kanë dhene leje që klubet e këtyre zonave të nisin stërvitjen në datë 4 maj.
Dhe bëhet fjalë pët mjaft ekipe si Parma, Bolonja, Sasuolo e Spal në Emiljo Romanja si dhe Napoli në rajonin e Kampanjës. Edhe Inter ka thirrrur lojtarët e mbetur jashtë Italisë, si shenjë drejt rinisjes së stërvitjes. E njëjta gjë pritet të ndodhe edhe me Romën e Lazion.
Të njejtin vullnet shprehen edhe te gjitha klubet e Premier League. Në takimin e gjate online që zhvilluan te premten deri në mbrëmje vonë, përfaqesuesit e 20 ekipeve shprehen gatishmerine për rinisjen e sezonit maksimumi në 12 qershor, kuptohet pa tifoze.
Të premten e ardhshme qeveria do të jape vendimin përfundimtar për këtë gje dhe për rifillimin e stërvitjeve ekipore ne 18 maj, ndonëse disa klube kane zbritur ne stërvitie me grupe lojtarësh te ndare deri 5 lojtare.