Kryeministri Rama ka publikuar disa të dhëna lidhur me situatën e koronaviruist në Shqipëri. Sipas tij vendi jonë ka situatën më të mirë në rajon dhe në Europë.
“ALBANIA THE BEST. Çudi e madhe ëëë? Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar. Krenar për Shqipërinë që sot ka këtë bilanc falë popullit të mençur dhe mirëkuptues me qeverinë dhe frikë nga injoranca që na rrezikon gjithçka, sa më shumë ky bilanc varet nga sjellja e çdo individi në kushtet e rihapjes. Të dhënat janë nga Coronavirus Worldometer”, shkruan Rama.
Sipas të dhënave të publikuara Shqipëria ka numrin më të ulët në rajon dhe Europë në 1 milion banor.
Nga rastet me koronavirus, 3.9% kanë ndërruar jetën, 56.5% janë shëruar dhe 39.7 janë shëruar.