Pas Ferizajt, edhe Prishtina sonte do të heqet nga karantina.
Kjo është bërë e ditur me anë të një postimi në Facebook, nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti
Ai ka bërë thirrje për qytetarët, që megjithë masat e relaksimit, mos të ketë neglizhencë.
Postimi i plotë:
Prishtina hiqet sonte nga karantina. Ju lus edhe më tutje që mos të relaksohemi ne. Sa më të kujdesshëm, të gjitha masat do të relaksohen më shpejtë. Përkundër relaksimit, rreziku ende nuk ka kaluar.
Ky është lajm i mirë! Masat e tjera mbesin në fuqi.