Nga dita në ditë po shtohen zërat se Kina gënjeu botën në lidhje me shpërthimin e pandemisë COVID-19.
“The Saturday Telegraph” ka publikuar një artikull ku tregohet “një dosje bombë spiunazhi që ka zbuluar se si Kina gënjeu botën për koronavirusin duke mbuluar shpërthimin, i cili po vret dhjetëra mijëra në mbarë botën”.
Në këtë dokument me 15 faqe, përforcohen qëndrimet kundër Kin ës për trajtimin e gabuar ndaj sëmundjes vdekjeprurëse.
Dosja, nga agjencitë e inteligjencës së SHBA, Kanada, Australi dhe Zelanda e Re, gjithashtu deklaron se sekreti i Kinës rreth virusit çoi në një “sulm ndaj transparencës ndërkombëtare”, raporton Gazeta-Shqip.
Dokumenti zbulon:
— Si e mohoi Kina se virusi mund të përhapet midis njerëzve gjatë fazave të para të shpërthimit
— Vendi deshi disa javë për të pranuar se mund të përhapet në këtë mënyrë
— Si heshti apo “zhduku” mjekët që flisnin
— Shkatërroi provat e virusit në laboratorët e saj
— Si nuk pranoi të dërgojë mostra për shkencëtarët në të gjithë globin për të punuar për një vaksinë
Sipas kësaj dosjeje, Kina është fajtore dhe përgjegjëse për mijëra viktima, teksa vendi komunist përpiqej të mbulonte të vërtetën./Top-Channel