Koronarestriksione – domosdoshmëri në krizë ose shkelje e të drejtave dhe lirive

Pandemia e shpallur për shkak të përhapjes së virusit korona dhe synimi i qeverive në thuajse të gjitha vendet për t’u përballur me situatën e sapokrijuar dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve rezultoi me ndërmarrjen e shumë masave si shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, lëvizje të kufizuar të qytetarëve, ndalesë për grupim… por edhe dënime për mosrespektimin e tyre.

Marketing

Organizatat fokusi kryesor i të cilave janë të drejtat e njeriut bëjnë thirrje që këto masa të mos i shkelin të drejtat themelore të njeriut, ato të ndërmerren vetëm nëse janë të domosdoshme dhe ato të zgjasin vetëm aq sa kërkojnë kushtet. Logjikisht, parashtrohet pyetja ku dhe si të vendoset kufiri i shkurtimit të të drejtave të qytetarëve dhe domosdoshmëria për shkak të mbrojtjes së shëndetit të tyre.

Koronarestriksione – domosdoshmëri në krizë ose shkelje e të drejtave dhe lirive

Punëtorët shëndetësor dhe institucionet kompetente konsiderojnë se masat restriktive në parandalimin e përhapjes së infektimit janë të domosdoshme dhe se në mungesë të ilaçeve dhe vaksinave janë mbrojtja e vetme e popullatës. Ishte vendosur kufizim i lëvizjes së qytetarëve përmes të ashtuquajturave “orë policore”, “videnda të karantinës”, lëvizje të grupeve të caktuara të qytetarëve si ata më të moshuar mbi 67 vjeç dhe më të rinj se 18 në periudha të ndryshme të ditës dhe vetëm nga dy orë në ditë. Arsyetimi i kompetentëve ishte se në këtë mënyrë nuk do të takohet të rinjtë të cilët mund të jenë bartës asimptomatik dhe janë më së paku të prekur, me më të moshuarit të cilët janë më të rrezikuar dhe mund të kenë pasoja më të rënda nëse infektohen, e se restrikcioni në lëvizjen e qytetarëve do të ulë mundësinë për transmision të sëmundjes.

Për fundjavën e vazhduar të 1 Majit Qeveria, ndonëse kishte rekomandim nga Komisioni i sëmundjeve infektive për fundjavë treditore në karantinë, mori vendim për lehtësimin e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, në përputhje me të cilin për secilën prej ditëve të fundjavës së vazhduar orën policore ora policore do të fillojë në orën 14 dhe do të zgjasë deri në orën 05 të ditës së ardhshme. Fëmijët nën moshën 18 vjeçe, do të guxojnë të lëvizin prej orës 12 deri në orën 14, ndërsa të moshuarit mbi moshën 67 vjeçe prej orës 05 deri në orën 11.

Por, paralelisht me këtë relaksim të masave u vendosën masa të reja të domosdoshme të mbrojtjes personal dhe qytetarët do të duhet të mbajnë pajisje për mbrojtje personale të fytyrës gjatë lëvizjes në objekte të mbyllura dhe në vend të hapur në situatë kur nuk do të jenë në gjendje të ruhet distanca e rekomanduar fizike prej dy metrave.

Koronarestriksione – domosdoshmëri në krizë ose shkelje e të drejtave dhe lirive

Sipas epidemiologëve dhe infektologëve, sipas mendimeve të të cilëve krijohen masat, ato janë të dedikuara për të reduktuar maksimalisht, po madje edhe krejtësisht të eliminojnë rreziqet nga vendosja e zinxhirëve të infektimit. Prandaj, krahas parandalimit të kontakteve sociale përmes orës policore, konsiderojnë se nevojiten edhe forma të tjera të distancimit social, siç janë parandalimi i tubimit në grupe prej më shumë se dy personave, e nëse ka më shumë persona, ata duhet të jenë të larguar së paku dy metra prej njëri-tjetrit. Gjithashtu, sipas tyre, mbajtja e maskave mbrojtëse do të kontribuojë në mënyrë plotësuese në uljen e përhapjes së virusit korona, veçanërisht, siç theksojnë autoritetet, meqë shumë studime kanë treguar se ekzistojnë bartës asimptomatik të virusit.

Të gjitha këto masa, në njëfarë mënyre ndikojnë në restrikcionin e lirive dhe të drejtave të njeriut. Pikërisht për shkak të kësaj, sekretari i përgjithshëm i KB-ve Antonio Guteresh doli me qëndrimin se është e pakontestueshme se pandeMEDIAL KOVID-19 është situatë emergjente shëndetësore, por edhe krizë ekonomike, krizë sociale dhe krizë e njerëzimit, duke paralajmëruar se shpejtë mund të kalojë në krizë të të drejtave të njeriut.

Porosia që dua ta dërgoj, shprehet ai, është e qartë – njerëzit dhe të drejtat e tyre janë më të rëndësishme dhe duhet të jenë në qendër të të gjitha aktiviteteve. Përgjigje më e mirë, shprehet ai, që jep përgjigje proporcionale ndaj kërcënimeve emergjente njëherësh duke i mbrojtur të drejtat e njeriut dhe sundimin e së drejtës.

Koronarestriksione – domosdoshmëri në krizë ose shkelje e të drejtave dhe lirive

“Tani, më shumë se kurrë Qeveritë duhet doemos të jenë të përgjegjshme dhe transparente. Sektori civil dhe liria e fjalës janë kyçe, organizatat civile dhe sektori privat kanë rol jashtëzakonisht të rëndësishëm. Dhe në gjithçka që bëjmë, të mos harrojmë asnjëherë, kërcënimi është virusi, e jo njeriu”, shprehet Guteresh.

Duhet të sigurohemi, thekson sekretari i përgjithshëm i KB-ve, se masat emergjente, duke përfshirë edhe gjendjen e jashtëzakonshme, janë juridike, proporcionale, të domosdoshme dhe jodiskriminuese, meqë kanë fokus dhe kohëzgjatje specifike, si dhe se janë duke u ndërmarrë së paku qasje imponuese për mbrojtjen e shëndetit publik.

Masat që i ndërmarrin qeveritë në luftën kundër sëmundjes KOVID-19 kanë pasoja të gjera në të drejtat themelore e të gjithëve, duke përfshirë edhe të drejtat e jetës dhe shëndetit, konsideron Agjencia e Bashkimit Evropian për të Drejtat e Njeriut (FRA).

Koronarestriksione – domosdoshmëri në krizë ose shkelje e të drejtave dhe lirive

– Është mësa e qartë se gjatë pandemisë nevojiten masa të fuqishme publike shëndetësore në mënyrë që të mbrohen jetët e njerëzve. Por, shëndeti mund të mbrohet, e njëherësh të respektohen të drejtat e njeriut, thuhet në raportin e fundit të Agjencisë. Me strategjitë në shëndetësinë publike, konsideron, duhet doemos të garantohet se të gjitha kufizimet e të drejtave themelore të njeriut duhet të zgjasin aq gjatë sa është e domosdoshme me to të mbrohen kategoritë ekzistuese të rrezikuara që mund të jenë të ekspozuara ndaj rrezikut më të madh nga Kovid 19. Masat që i kanë ndërmarrë qeveritë, si distancim social dhe fizik nuk do të duhej të kenë si pasojë izolimin social.

Në këtë linjë janë edhe organizatat civile dhe ekspertët në vend. Nga Komiteti i Helsinkit i Republikës së Maqedonisë konsiderojnë se ndonëse në kohë të gjendjes së jashtëzakonshme, Qeveria mund të ndërmarrë aktivitete jashtë kornizave të asaj që do të ishte lejuar në rrethana normale, gjendja e tillë, në asnjë rast nuk guxon të paraqesë arsye për organet kompetente që t’i shkelin të drejtat e njeriut. Të drejtat dhe liritë e njeriut duhet doemos të merren parasysh gjatë vendimmarrjes për ndërmarrjen e masave derisa zgjatë kjo gjendje.

Koronarestriksione – domosdoshmëri në krizë ose shkelje e të drejtave dhe lirive

– Në një kuptim të caktuar, qasja drejt gjendjes së jashtëzakonshme paraqet kalim nga rregulla drejt përjashtimit. Koncepti për emergjencë është mbështetur në idenë për dukuri të befasishme dhe të papritur, si situata momentale me KOVID-19, efektet e të cilit rezultojnë me ndërmarrjen e përgjigjeve të pazakonshme juridike dhe politike. Pikërisht për këtë arsye, reagimi duhet të jetë efikas dhe masat që ndërmerren duhet doemos të jenë të targetuara në mënyrë përkatëse për t’i dhënë rezultatet e dëshiruara. Për kohëzgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, shteti nuk guxon me arbitraritet të pengojë gëzimin e të drejtave të njeriut ose nga ana tjetër, me arbitraritet t’i kufizojë liritë e njeriut, për sigurimin dhe mbrojtjen e të cilave është përgjegjëse. Masat duhet të ndërmerren në mënyrë rigoroze në përputhje me kërkesat që i vendosë situata, theksojnë nga Komiteti i Helsinkit.

Në përputhje me standardet vendore dhe ndërkombëtare, konsiderojnë nga Komiteti i Helsinkit, kufizimi i të drejtave dhe lirive në asnjë rast nuk guxon të jetë diskriminues në bazë të gjinisë, racës, ngjyrës së lëkurës, gjuhës, fesë, prejardhjes kombëtare ose sociale, pozitës pronësore ose shoqërore.

Instituti për politikë evropiane në raportin e tij bën të ditur se vendi ka droguar nga Konventa evropiane për të drejtat e njeriut lidhur me gjendjen e jashtëzakonshme të vendosur për shkak të përhapjes së KOVID-19. Ky, shprehen nga Instituti, duket si hap krejtësisht i pritur, i radhës pasi që vendi shpalli gjendje të jashtëzakonshme.

– Por, konsiderojmë se është me rëndësi të merret parasysh se rëndësia, vlerësimi dhe pasojat nga derogimi do të varen jo vetëm nga përpilimi dhe mënyra në të cilën është realizuar një hap fillestar – parashtrimi i lajmërimit për derogimin, por edhe nga të gjitha hapat e mëtejshëm që vendi do t’i ndërmarrë prej tani e deri në ditën kur do të ndërpresë derogimin. Këto do të jenë elemente në të cilat do të fokusohet kur do t’i shqyrtojë rastet që do t’i marrë lidhur me masat që i kanë ndërmarrë ose nuk i kanë ndërmarrë shtetet gjatë krizës së KOVID-19, bëhet e ditur në Raportin e tyre.

Koronarestriksione – domosdoshmëri në krizë ose shkelje e të drejtave dhe lirive

Kjo krizë, thuhet në raportin e Institutit, do të përcaktojë një sfidë të re edhe për monitorimin lidhur me të drejtat e njeriut për organizatat civile, por edhe për gjykatat vendore që do të duhet të vlerësojnë domosdoshmërinë dhe proporcionalitetin e masave të vendosura në rastet që kanë të bëjnë me këto masa.

Në të ardhmen konsiderojnë nga Instituti, pushteti duhet të ketë kujdes në sigurimin e parimit të mosdiskriminimit përmes vendosjes së qasjes interseksione dhe se me qëllim të minimizimit të mundësisë për efekt negativ disproporcional ndaj më të margjinalizuarit në shoqëri, nevojitet vendosje e qasjes së interseksioneve ndaj planifikimit, zbatimit, monitorimit, evaluimit dhe ndërprerjes së masave.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme krahas për vetë personat që do të ishin më shumë të prekur nga masat e vendosura krahasuar me të tjerët, edhe për shkak se proporcionaliteti i masave do të jetë njëri prej kritereve sipas të cilave do të vlerësohet derogimi gjatë rasteve eventuale të ardhshme që do të mbërrinin deri te GJEDNJ-ja.

Sipas Institutit, nevojitet monitorim dhe rivlerësim i masave dhe, sipas nevojës, përshtatje ose ndërprerje e tyre. Ndjekja e vazhdueshme mundëson jo vetëm miratimin e konstatimeve për atë nëse masat e vendosura e japin rezultatin e pritur, por edhe a ka nevojë për përshtatjen ose ndërprerjen e tyre. Mbajtja në fuqi të masave për të cilat është ndërprerë nevoja nuk do të konsiderohet si e arsyeshme sipas GJEDNJ-së.

Gjithashtu, shprehen, nevojitet transparencë si për vendosjen e masave, synimin e tyre, ashtu edhe për ndjekjen e tyre – nevojitet informim për rrethanat lidhur me derogimin në mënyrë të qartë, të padyshimtë dhe transparente. Kjo përfshin informim për synimin dhe qëllimet që dëshirohet të arrihen me masat individuale, si dhe vlerësimin e shtetit për proporcionalitetin, nevojën strikte dhe bazën ligjore për to. Transparenca lidhur me ndjekjen e zbatimit të masave nevojitet në mënyrë që të kihet pasqyrë mbi nevojën e vazhdueshme të ekzistimit të tyre.

Lidhur me atë se cilat janë implikimet e gjendjes së jashtëzakonshme në raport me të drejtat e njeriut, në kuptimin e kufizimit të tyre dhe si është zgjidhur kjo në vendin tonë flet edhe kryetari i Shoqatës Maqedonase të Juristëve të Rinj, Zoran Drangovski.

Gjendjen e jashtëzakonshme, shprehet ai, do ta shënojmë me faktin se në pjesën më të madhe të vendeve, përgjegjësia për përballjen me pandeminë është në duart e pushtetit ekzekutiv, të cilit autorizimet vazhdimisht po i rriten. Autorizimet e rritura të pushtetit ekzekutiv rezultojnë me hapësirë të ngushtuar për lirinë dhe të drejtat e njeriut.

Koronarestriksione – domosdoshmëri në krizë ose shkelje e të drejtave dhe lirive

– Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut mund t’i pranojë devijimet për të arsyetuar disa përjashtime nga nenet e Konventës, por asnjëherë nuk mund të arsyetojë masa dhe veprime të shteteve që bien ndesh me kërkesat kryesore të Konventës për ligjësi dhe proporcionalitet. Nga këtu rezulton se çdo devijim duhet doemos të ketë bazë të qartë në të drejtën vendore që të mbrohemi nga arbitrariteti dhe kufizimi duhet të jetë rreptësisht i domosdoshëm për luftimin e virusit në një gjendje të këtillë të jashtëzakonshme, thekson Drangovski.

Megjithatë, shton, edhe nga debati që u zhvillua mes ekspertëve juridik lidhur me këtë çështje, aspekti më i rëndësishëm është se derogimi nga disa të drejta nuk i lejon asnjë vendi nënshkrues të Konventës që t’i kufizojë të drejtat e njeriut dhe qytetarit në mënyrë arbitrare, madje edhe në kushte të këtilla të pandemisë. Në kushte të krizës, vija mes masave të domosdoshme dhe keqpërdorimeve të pushtetit mund të bëhet shumë e hollë dhe e zbehtë, që të mund edhe të zhvendoset lehtë. Prandaj, veçanërisht për një vend si yni në të cilin tashmë një periudhë të gjatë vështirë vendoset sundimi i së drejtës, duhet të jemi të kujdesshëm që të mos tërheqim vijë sërish nga e para.