Veprime të turpshme ndaj vajzës, pezullohet polici që shfaqet në video

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me një video që po qarkullon në rrjetet sociale, ku një punonjës policia kryen veprime të turpshme ndaj një vajze.

Marketing

Në reagimin e Policisë, thuhet se efektivi ka shkelur Kodin e Etikës dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit, duke cenuar imazhin e Policisë.

Mësohet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për të filluar menjëherë hetimin disiplinor ndaj policit që shfaqet në video.

Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe Tiranë, pas verifikimeve të kryera dhe hetimit të bërë, identifikuan punonjësin e Policisë, i cili është shtetasi M. K, punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 3.

Për këtë punonjës u bë pezullimi nga detyra dhe u mor masa e përjashtimit nga Policia e Shtetit, për shkelje të rëndë të Rregullores së Policisë së Shtetit.