Numri i të infektuarve me koronavirus në Gjermani mund të jetë “10 herë më i lartë”

Numri i të infektuarve me koronavirus në Gjermani mund të jetë “dhjetë herë më i lartë” se numri i rasteve të konfirmuara.

Marketing

Hulumtues nga Universiteti i Bonit thanë se 1.8 milion njerëz në Gjermani mund ta kenë kontraktuar koronavirusin.

Aktualisht, Gjermania ka rreth 160,000 raste të konfirmuara.

Studimi, i cili u tha se duhet të vlerësohet akoma më shumë, u përqendrua në mostrat e 919 njerëzve që jetojnë në një qytet në komunën Hajnsberg – një nga zonat më të goditura të vendit.

Studmi po ashtu gjeti se më shumë se një në pesë persona të infektuar nuk kanë treguar simptoma të sëmundjes që e shkakton koronavirusi, COVID-19.

Gjermania ka të regjistruara mbi 6,800 viktima nga koronavirusi.

Ky është një numër relativisht i vogël i viktimave, krahasuar me vendet tjera evropiane: Italinë, Spanjën, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar – secila me mbi 20,000 të vdekur.

Suksesi relativ i Gjermanisë në trajtimin e koronavirusit u është atribuar kryesisht testimeve masive.

Gjermania ka filluar të lehtësojë masat e izolimit, duke hapur dyqanet, kopshtet zoologjike, muzetë dhe parukeritë.