Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson, tha se plani i qeverisë lidhur me situatën epandemisë do të paraqitet në parlament të dielën 10 majit, me shpresën se disa masa të reja për të lehtësuar bllokimin e vendit do të miratohen të nesërmen.
Ai nuk përmendi në mënyrë të qartë ndonjë masë të veçantë, por komentet e tij nënkuptojnë një lehtësim të masave, shkruan CNN.
“Ne duam, nëse kemi mundësi, të hënën të lehtësojmë disa këto masa,” tha Johnson.
Deklarata e tij erdhi gjatë kthimit për herë të parë në parlament pas shërimit nga Covid-19.
Ai u përball personalisht me kundërshtarin e tij të ri, udhëheqësin e Punës Keir Starmer, si dhe disa deputetë që bënin pyetje në lidhje me video-konferencën, disa prej të cilëve e shohin numrin e vdekjeve të konfirmuara si një dështim të qeverisë.
Deri më tani në Britaninë e Madhe janë shënuar 29,427 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 194,990 të infektuar.