Shifrat nga Italia, rritet numri i viktimave në 24 orët e fundit

Në Itali janë shënuar 369 viktima në 24 orët e fundit, duke shënuar një rritje krahasuar me një ditë më parë, kur ishin regjistruar 236 viktima.

Marketing

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane, rritje ka pësuar edhe numri i rasteve të reja. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dhe 1444 raste të reja, për një total prej 214 457 të infektuarish.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 8014 persona, duke e cuar totalin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë në 93 245, numër ky më i lartë se numri i personave aktual të infektuar.

Pavarsisht rritjes së sotme, sipas autoriteteve kurba në Itali është në rënie dhe këtë e konfirmon numri i të infektuarve të rinj dhe reduktimi i shtrimeve të pacientëve në spital.