Reagimi i Dybalas pas shërimit nga COVID-19

Paulo Dybala është shëruar nga koronavirusi.

Marketing

Sulmuesi i Juventusit, ka qenë në mesin e futbollistëve që ka vuajtur më së shumti nga kjo sëmundje, duke qenë i infektuar rreth gjashtë javë.

Por, sot ai ka marrë rezultatet e testit të dytë, dhe është konfirmuar negativ ndaj kësaj sëmundje.

Lajmin për shërimin e tij e ka bërë të ditur vetë Dybala, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Fytyra ime i thotë të gjitha. Jam shëruar nga COVID-19”, ka shkruar 26 vjeçari, përcjell lajmi.net.

Dybala, së bashku me Ruganin dhe Matuidin, kanë qenë lojtarët e Juventusit që ishin prekur nga COVID-19.