Një shkencëtar britanik që këshillonte qeverinë për përgjigjen ndaj koronavirusit, dha dorëheqjen nga roli i tij, pasi Daily Telegraph raportoi se ai kishte thyer rregullat e izolimit, duke takuar një mikeshë.
Epidemiologu Neil Ferguson, një profesor në Kolegjin Imperial në Londër, deklaroi tërheqjen nga Grupi Këshillues Shkencor për Emergjencat (SAGE), i cili luan një rol kryesor në formimin e politikës së qeverisë.
“Daily Telegraf” shkroi tha se ai ishte vizituar nga një grua 38-vjeçare në dy raste. Kjo ka shkelur rregullat që thonë se qytetarët duhet të lënë shtëpitë e tyre vetëm për të blerë ushqime, ose nevoja mjekësore, ose nëse nuk mund të punojnë nga shtëpia.
‘Unë pranoj që kam bërë një gabim. Prandaj, unë kam dhënë dorëheqje nga përfshirja ime në SAGE,’- tha Ferguson në një deklaratë.
Ekipi akademik i Fergusonit prodhoi modele mbi përhapjen e mundshme të virusit, që janë cituar vazhdimisht nga ministrat, dhe shihen si një pikë kthese, në përgjigjen e tyre ndaj shpërthimit të Covid-19.
Modeli tregoi se nën një skenar të arsyeshëm të rastit më të keq, rreth 500,000 njerëz mund të vdesin. Ky model dhe rezultatet e tij kontribuan në vendimin për të imponuar kufizime në jetën e përditshme, për të ndaluar përhapjen e virusit.