Ruskoska: Jovanovski nuk ka fakte për shumë gjëra që i thotë

Prokurorja e lëndës “Reket” Villma Ruskoska pas mbarimit të seancës së sotme gjyqësore u tha gazetarëve se i akuzuari Bojan Jovanovski (Boki 13) nuk ka fakte për ato që thotë në gjyq.

Marketing

“Jovanovski tha shumë gjëra për të cilat nuk ka asnjë dëshmi dhe nuk janë të vërteta. Duhet të ketë dëshmi, sepse mundet gjithkush të thotë gjithçka” deklaroi Ruskoska.

Ajo më tej shtoi se telefoni i Bokit e përgënjeshtron deklaratën e tij rreth çantës, për të cilën pohon se ai as nuk e ka prekur.

“Sa i përket çantës, në analizën e celularit të tij ka fotografi me lokacionin e saktë ku jetojnë prindërit. Koha e saktë përputhet me kohën kur e kanë lëshuar shtëpinë e Kamçevit dhe çanta është brenda shtëpisë së prindërve të tij. Kjo dëshmi është prezentuar dhe dorëzuar në gjykatë” tha Ruskoska, raporton tv21.tv.

Ruskoska pohoi se Prokuroria konsideron se Zoran Milevski Kiçeec nuk duhet të thirret për dëshmi dhe se mbrojtja e Jovanovskit bazohet në akuza ndaj Milevskit.