Mbledhjet masive dhe ceremonitë fetare, siç janë dasmat, do të rifillojnë në Itali më 18 maj nën masa të rrepta sigurie, njoftoi qeveria sot. Këto shërbime ishin ndaluar për gati dy muaj për shkak të pandemisë koronavirus.
Një protokoll i nënshkruar sot nga qeveria italiane dhe konferenca e peshkopëve italianë do të lejojë festimet fetare publike “në kushte sigurie maksimale për besimtarët”, shkruan CNN.
Masat e sigurisë të parashikuara në protokoll “tregojnë mënyrat më të përshtatshme për të siguruar që rifillimi i kremtimeve fetare të zhvillohet në mënyrën më të sigurt për shëndetin publik dhe për mbrojtjen e besimtarëve”, tha kryeministri italian Giuseppe Conte.
Priftërinjtë e famullisë do të identifikojnë “kapacitetin maksimal të kishës”, e cila mund të garantojë distancimin shoqëror, zyra e shtypit qeveritar i bëri me dije mediumit prestigjioz,
Prifti dhe predikuesit do të duhet të vendosin maska. Prifti duhet të vendosë edhe doreza dhe duhet të jetë i kujdesshëm “të shmangë çdo kontakt me duart e besimtarëve”, thuhet në protokoll.
Kërcimtarët do të duhet të mbajnë një distancë një metër nga të tjerët, brenda dhe jashtë kishës. Besimtarët që kanë temperaturë mbi 37.5 gradë nuk do të pranohen