LSDM përsëri keqpërdor shqiptarët për të sulmuar VMRO -në?!

LSDM vazhdon t’i (keq)përdorë shqiptarët sa herë që ka një fushatë zgjedhore dhe kjo për vota më shumë se për gjëra tjera. .Përmes kinse “marrëdhënieve të shkëlqyera”me shqiptarët do që ta bëjë kundërshtarin e tyre politik VMRO DPMNE-në të urryer po nga shqiptarët dhe duke vënë ngjashmërinë e krerëve aktualë me ata që ikën nga pushteti tre vjet më parë më saktë duke bërë ngjashmëri mes Mickovskit dhe Gruevskit që i quajnë politika të ngjashme vetëm në kohë të ndryshme informon TetovaSot.

Marketing

Kohëve të fundit partia Socialdemokrate qeveritare po sponsorizon shumë në këtë drejtim përfshirë edhe në faqet e internetit .Në vijë të kësaj është edhe një faqe interneti në rrjetin social Facebook me emrin “Shqiptarët kundër VMRO-DPMNE-së “ku aty gjen të postuar fragmente dhe video se si VMRO po shkatërron shqiptarët në ndërkohë që vetë LSDM përveçse u ka marrë votën këtyre të fundit dhe shqiptarët i’a krijuan qeverinë,ajo asgjë nuk ka bërë për ta.

Tani që Covid 19 po mbaron dhe sërish po bisedohet nga LSDM për zgjedhje që dëshirojnë t’i mbajnë sa më shpejtë ,partia maqedone sërish në kuriz të shqiptarëve dëshiron fitore edhe pse asgjë nuk ka bërë deri tani për shqiptarët përveç disa politikanëve shqiptarë që kanë përfituar privilegje në rradhët e Socialdemokratëve.TS.