Zaev sërish demanton vetën dhe mashtron qytetarët

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sonte në emisionin Rruga Drejt në Alsat, ka demantuar vetën duke mashtruar edhe një herë qytetarët. Ai ditë më parë tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje në qershor, por pas dështimit të konvokimit të Kuvendit ai thotë se edhe sikur të ishte rikthy paralementi nuk do kishte asnjë shancë për tu mbajtur zgjedhjet në qershor.

Marketing

“Ne ishim të vetëdijshëm me iniciativën dhe nëse do të pranohej, atëherë vështirë për zgjedhjet në qershor, sepse nëse thirret Parlamenti ai do të fillojë me punë, do ti konfirmojë të dya gjendjet e jashtëzakonshme. Me siguri do të jetë korrigjues i mirë i qeverisë që punon në gjendje të jashtëzakonshme. Do të rrjedhin 60 ditë të tjera për shpallje të zgjedhjeve dhe shpërbërja nga e para e parlamentit, por vendosëm se demokracia është më e rëndësishme” u shpreh lideri i LSDM-së Zoran Zaev.

https://www.facebook.com/AlsatMTelevision/videos/284205146079608/