Big Mama i del në mbrojtje Labit: Nga dasmat e kemi bukën

Edhe një artiste tjetër ka dalur në mbrojtje të këngëtarit Labinot Tahiri pas deklaratave lidhur me anulimin e dasmave.

Marketing

Është këngëtarja nga Maqdonia, Big Mama e cila në një intervistë ne rtv21 ka deklaruar se e përkrah plotësisht deklaratën e Labit dhe shpreson që të mos anulohen dasmat.

Big Mama tha se Labi nuk ka folur vetëm për vete por për të gjithë muzikantët pasi artistët e marrin bukën nga sezoni verës.

“E mbështesë plotësisht deklaratën e Labinot Tahirit, e njohë shumë mirë shpirtin dhe personalitetin e tij, Labi nuk është në zor për një sezon ai ka aq buxhet, por ai atë deklaratë e dha në emër të muzikantëve sepse ka muzikanta që me shpirt e presin atë verë dhe gjithë dimrin jetojnë me sezonin e verës”.

“Do zoti të ketë sezon se ky është zinxhir, si restorante si të gjithë bukë e kemi këtë edhe ne duhet me e mbushë frigoriferin edhe ne kemi shpenzime”, u shpreh Big Mama.

Këtë deklaratë të saj e ka shpërndarë në Facebook edhe vet Labi duke e quajtur artisten një zemër e madhe.