Ata që do të vijnë nga jashtë në Kosovë, nuk do të mbyllen për 14 ditë në karantinën e Qendrës së Studentëve në Prishtinë.
Tash e tutje, ata do të qëndrojnë vetëm 7 ditë aty, e pastaj do të urdhërohen të vetizolohen në shtëpi për 14 ditë të tjera.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.
“Karantinimi në Qendrën e Studentëve do të jetë 7 ditë. Më pas do të lirohen të shkojnë në shtëpi për të qëndruar në vetizolim për 14 ditë”, ka thënë Hoti.