ISHP Instituti për sëmundje të mushkërive te fëmijët-Kozle në Shkup sot u furnizua me tunelin për dezinfektim – donacion nga Lidhja e odave ekonomike të Maqedonisë.
Nënkryetari i Lidhjes së odave ekonomike Maqedoni Dragan Mitkovski deklaroi se tuneli është furnizuar në bashkëpunim me firmën SHPKNJP AGP, e cila është anëtare e tyre dhe në bashkëpunim me prodhuesin nga Serbia, Trefkom inzhenering. Ai sqaroi se tuneli do ta parandalojë futjen e virusit në spital dhe ka kapacitet prej 1.000 litra për dezinfektim ose do të shërbejë 600 pacientë gjatë një ore.
Mitkovski përkujtoi se që nga fillimi i pandemisë me Kovid-19, Lidhja e odave ekonomike filloi fushatë për përgjegjësi shoqërore të firmave në formë të ndihmës, para se gjithash për institucionet tona shëndetësore. U bëri thirrje të gjithë personave juridik në shtet të ndihmojnë në këtë kohë të rëndë për shtetin tonë.
Drejtori i ISHP Institutit për sëmundje të mushkërive -Kozle Angelço Andonovski shprehu falënderim për Lidhjen e odave ekonomike të Maqedonisë dhe theksoi se tuneli paraqet ndihmë në momentin epidemiologjik më të lartë, me të cilin do të parandalohet futja e mundshme e virusit në spital.
“Bëhet fjalë për grup më të rëndësishëm në shoqërinë tonë-fëmijët, ndërsa me këtë tunel, secili që do të hyjë në institucion, pa marrë parasysh nëse janë pacientë, persona të cilët vijnë për vizitë, do të sigurojmë ndihmë të madhe dhe moslejim të vetë virusit të prekë brenda në Institut”, tha Andonovski. Shtoi se ata po kujdesen për pacientët e dyshiumtë me Kovid-19, si dhe të gjithë pacientët të cilët kanë nevojë për ndihmën e tyre.