AUV me udhëzues për organizimin e punës së hotelierëve në kushte pandemie

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) përgatiti udhëzues me rekomandime për organizimin e punës së hotelierëve në kushte pandemie me koronavirusin në pritje të heqjes së paralajmëruar të një pjese të masave dhe kufizimeve të miratuara për shkak të epidemisë së virusit KOVID 19 dhe marrjen në konsideratë të mundësisë nga Komisioni për sëmundje infektive për rihapjen dhe funksionimin e ambienteve hotelierike.

Marketing

Qëllimi i rekomandimeve, siç thonë nga AUV është t’i ndihmojnë operatorët ushqimorë të angazhuar me hotelieri ta organizojnë siç duhet punën në ambiente, duke krijuar kushte përmes respektimit maksimal të masave mbrojtëse, për ta mbrojtur shëndetin edhe të punonjësve edhe të mysafirëve, por edhe të mbahet një nivel i lartë higjiene në ambientet e hotelierisë.

“Sipas paralajmërimit të Komisionit për sëmundje infektive, objektet e hotelierisë siç janë restorantet do të fillojnë të punojnë në fazën e dytë të prezantimit të masave lehtësuese, të cilat sipas trendit të të infektuarve të rinj me virusin korona, pritet të jetë pas 19 majit. Sipas ekspertëve, me masa të tilla mbrojtjeje dhe kujdesi edhe në këtë pjesë të ekonomisë, vendi do të jetojë gjatë gjithë verës, sepse kjo pandemi nuk është si të gjitha sëmundjet infektive të njohura më parë”, thonë nga AUV.

“Përveç kryerjes së dezinfektimit të plotë të objekteve dhe sipërfaqeve dhe pajisjeve, para fillimit të punës, është e pashmangshme të kryhet edhe dezinfektim dhe deratizim në ambientet e hotelierisë. Ushqyesit duhet të marrin masa të rrepta për ta shmangur transmetimin e mundshëm të infeksionit ndërmjet punonjësve dhe mysafirëve, transmetimin e infeksionit përmes enëve të kontaminuara dhe pajisjeve që vijnë në kontakt me ushqimin dhe mysafirët, si dhe masa për ta shmangur transmetimin e infeksionit gjatë marrjes së ushqimit dhe shërbimit të të ftuarve”, thonë nga AUV.

Mbetet parësore, potencojnë, aplikimi i masave për mbrojtje personale siç është mbajtja e maskës mbrojtëse nga ana e punonjësve, mbajtja e higjienës së duarve, distanca fizike prej 1.5 – 2 metrash ndërmjet punonjësve dhe mysafirëve, por mbi të gjitha shmangia e prekjes së syve, hundës dhe gojës.